Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur këtë të enjte në Shijak, ku humbën jetën dy persona.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në zonën e Hardhishtës në Shijak ku automjeti tip Benz me drejtues shtetasin M.T., 44 vjeç, banues në Durrës është përplasur me një automjet tjetër tip Benz me drejtues shtetasin N.H., 41 vjeç.

 

Për pasojë, kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *