Zbardhen detaje të tjera për plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

 

Vëllezërit Marjan dhe Hoten Doçi, që mbetën të plagosur, janë kushërinj të parë të Gentian Doçit. Ky i fundit është një emër i njohur sepse akuzohet se është një nga urdhrëuesit për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz.

 

Njëri prej vëllezërve të plagosur ka qenë në arrest shtëpie. Një prej tyre mori plumb në krah, kurse tjetri në këmbë. Ata po udhëtonin me një makinë tip “Audi” kur u qëlluan me armë zjarri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *