Rrësheni u trondit nga një vrasje pasditen e kësaj të marte. “Vizion Plus” ka mësuar të tjera detaje nga ekzekutimi i 51-vjeçarit Anton Keli. Ai u qëllua sa doli nga makina, për të hyrë në market. Në makinë bashkë me të ishin edhe bashkëshortja me fëmijët.

 

Dyshimet janë se autori e ka ruajtur dhe ka pritur momentin që Keli të dilte nga makina. Deri tani, mendohet që vrasja të jetë kryer për hakmarrje. Kjo për shkak edhe të lidhjeve familjare që viktima kishte me Tonin Gjinin dhe Preng Gjinin, të dy emra të njohur për autoritetet.

 

Tonin Gjini po ashtu u ekzekutua në gusht të vitit të kaluar, ndërsa Preng Gjinit ju bë atentat me tritol disa muaj më parë në Tiranë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *