Dështon për herë të dytë brenda një jave lëshimi i raketës së gjeneratës së fundit nga NASA e programit “Artemis”, e cila do të zhvillonte një udhëtim 6 javor rreth hënës, një udhëtim provë para se NASA të dërgonte njerëz.

 

Shkak i dështimit të lëshimit të dytë të planifikuar u bë sërish rrjedhja e karburantit. NASA thotë se tashmë ka një mundësi tjetër për të lëshuar raketën të hënën ose të martën. Me shumë gjasa nëse riparimi nuk bëhet deri në këto ditë, raketa do të duhet të rikthehet në ndërtesën e saj të montimit për inspektim dhe mirëmbajtje, gjë që do të thotë se lëshimi do të kërkojë kohë.

 

Kjo konsiderohet si raketa me e fuqishme e ndërtuar ndonjëherë nga Agjencia Hapësinore dhe pjesa më e madhe e shtytjes vjen nga djegia e pothuajse 3 milion litrave hidrogjen dhe oksigjen te lëngshëm ne katër motorë të mëdhenj në pjesën e poshtme. Ndryshe nga misionet “Apollo” që dërguan vetëm burra të bardhë në hënë midis viteve 69-72, “Artemis” do të ketë në bord personin e parë me ngjyrë dhe një grua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *