Dështon për të disatën herë séanca gjyqësore për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit të tij.

 

Shkak u bë mosformimi i treshes gjykuese.

 

Ndërkohë në seancën e mëparshme, gjykata e Apelit për Krimet e rënda i kërkoi këshillit të lartë gjyqësor, për të zëvendësuar gjyqtaren e përjashtuar, por kërkesa ende nuk ka marrë një përgjigje, duke bërë kështu që gjykimi të mos vijojë.

 

Seanca e kësaj të mërkure u zhvillu mes debateve, ku avokati Denion Bogdani pretendoi se nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën që kanë bërë për përjashtimin e gjyqtares Albana Boksi.

 

Sipas gjykatës ka një vendimmarrje dhe kërkesën mund ta marrin në sekretari.

 

Në nëtor të vitit të shkuar i gjithë grupi u dënua në total nga shkalla e parë me 55 vite burgim, 14 vite vetëm për Emiljano Shullazin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *