Në referendumin e kësaj të diele, rreth 63 % e 5.3 milionë votuesve në Zvicër kundërshtuan propozimin për t’i dhënë fund marrëveshjes me Bashkimin Europian për lëvizjen e lirë të njerëzve.

Zvicra nuk është vend anëtar në union, por e pranon lëvizjen e lirë në mënyrë që të ketë akses tek tregtia dhe bashkëpunimi me Brukselin në fusha si transporti e edukimi. Propozimi erdhi nga partia popullore zvicerane e krahut të djathtë, më e madhja në Parlament dhe pason një referendum të vitit 2014 për vendosjen e kuotave për emigrantët nga BE, që u miratua me një diferencë të vogël.

Mbështetësit e planit për ndalimin e lëvizjes së lirë pretendonin se kjo do ta lejonte Zvicrën të kontrollonte më mirë kufijtë e saj dhe të përzgjidhte vetëm emigrantët që donte.

Kundërshtarët argumentonin se ajo do ta shtynte ekonominë e shëndetshme të vendit në recesion dhe do të privonte qindra e mijëra qytetarë zviceranë nga liria e tyre për të jetuar e punuar në të gjithë europën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *