Dështon protesta që ishte lajmëruar të mbahej pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Gjirokastrës.

Siç shihet edhe nga pamjet, vetëm gjashtë qytetarë kanë dalë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

Njëri prej tyre, dëgjohet teksa iu drejtohet qytetarëve që të mos qëndrojnë nëpër kafene duke u ankuar, por të dalin në shesh.

“Sikur edhe fill i vetëm të mbetëm, këtu do të jem çdo ditë. Ku jeni?! Nëpër kafene ankoheni, por në shesh nuk dilni.”

Ndërsa, një tjetër shprehet me ironi: “Shteti të na rrojë. Çmimet jane shumë të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *