Pas mosarritjes së një konsensusi për reformës zgjedhore, kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të mbledhë këtë të hënë aletatët e PD-së. Takimi do të zhvillohet në selinë blu në orën 14:00.

Një ditë më parë, pas më shumë se 3 orësh bisedime, palët politike nuk kanë rënë dakord për shumë pika dhe kanë hedhur akuza kundër njëra-tjetrës, duke mos arritur marrëveshjen që pritej nga të gjithë.

Përfaqësuesit nuk arritën një marrëveshje për çështjen e teknologjisë, rolin e  Gjykatës Kushtetuese, administratën zgjedhore dhe qeverinë kujdestare.

Ian  Craëford, shefi i seksionit politik dhe ekonomik  në Ambasadën e SHBA-së ka qenë mbrëmë në rolin e negociatorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *