Pas dështimit të marrëveshjes mes Bashkisë së Tiranës dhe kompanisë për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj se nuk mund “t’i hedhin hi syve shqiptarëve”.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, lideri demokrat theksoi se korrupsioni dhe shembja e Teatrit Kombëtar nuk mund të mbulohet përmes njoftimeve që fshehin të vërtetën.

 

Në reagimin e tij, Basha garantoi se PD nuk do të tërhiqet nga mbrojtja e TK.

 

“Rama dhe Veliaj nuk mund t’i hedhin hi syve shqiptareve dhe te mbulojne korrupsionin dhe prishjen e Teatrit me njoftime gjysmake qe fshehin te verteten. Pa nje vendim te qarte qe kullat nuk do te ndertohen dhe Teatri do te ruhet PD nuk terhiqet nga qendrimi dhe vendosmeria e saj”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *