Mjetet që nuk plotësojnë kriteret e nevojshme për të qarkulluar dhe janë në kushte të mjerueshme nuk kalojnë kolaudimin.

 

DPSHTRR ka ndarë disa foto të makinave me dëmtime, që kanë ngecur në kolaudium për shkak të gjendjes së tyre duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të riparojnë ato në afatet ligjore të përcaktuara.

 

Në postim theksohet se deri dje ia gjenin anën, por sot mjetet kanë ngelur për disa parregullsi.

 

Drejtoria e Transportit Rrugor ka një thirrje për të gjithë drejtuesit e automjeteve: “Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore, pasi në të kundërt do të merren masa të rënda”.

 

Postimi i plotë i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor:

 

Deri dje ja gjenin anën! Sot NGEL! NUK KALON KOLAUDIMIN! Këto parregullsi të rënda, disa prej tyre edhe në sistem drejtimi të mjetit, në goma, disa me rrezik për pasagjerët, për shikimin apo sistemin e dritave, për ambientin, për të tretët, shumica shkak për rrezik për mjetet e tjera në qarkullim apo për aksidente me pasoja, të gjitha për neglizhencë e moskokëçarje, moskujdes i gjatë mirëmbajtjeje mjeti, ju ngarkojnë me përgjegjësi! Riparoni mjetet rrugore në afatet ligjore! DPSHTRR, Policia Rrugore dhe Task Forca e Transportit Rrugor – MIE do të jenë pengesë e pakalueshme për këto raste skandaloze – deri në ndalimin përfundimtar të qarkullimit dhe masa të rënda për poseduesit e këtyre mjeteve nëse konstatohen në këtë gjendje në qarkullim! #Kolaudimi #KontrolloMjetin #KontrolliTeknikDPSHTRR #MIE #AutomotorizimiShqiptar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *