20 milionë leke të vjetra gjobë ka marrë një subjekt për shkak se ka dëmtuar mjedisin në Gjepalaj të Shijakut.

IKMT mbështetur edhe nga forcat e rendit gjatë kontrolleve në terren konstatuan se mbetjet e një punishteje për përpunimin e qumështit derdheshin në ambient të hapur (tokë bujqësore), duke shkaktuar ndotje.

Për këtë arsye u procedua në gjendje të lirë pronari i punishtes, shtetasi D.M., 33 vjeç, banues në Krujë.

IKMT ka marrë masën admininistrative të dënimit me gjobë 2 milion lekë (të reja) ndaj subjektit, në lidhje me veprimtarinë e paligjshme të konstatuar.

Gjithashtu në ambientet pranë objektit u konstatua dhe një ndërtim i paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *