Është mbyllur në barazim 0 me 0 derbi i 152-të mes Tiranës dhe Partizanit.

 

Edhe pse spektakli I tifozerive nuk mungoi përgjatë 90 minutave, ekipeve u mungoi vetëm goli për ta bërë akoma më të bukur këtë derbi.

 

Ishin bardheblutë ata që u paraqitën më mirë në këtë derbi, të cilëve u mungoi vetëm fati në mënyrë që të merrnin një 3 pikshë.

 

Të rreshtuar më mirë, bardheblutë vunë disa herë në rrezik Partizanin ku falë grintës dhe presionit të treguar iu afruan disa herë golit në pjesën e parë me anglezin Majkëll Ngo, I cili u ndal në mënyrë të shkëlqyer nga portieri I të kuqëve, kapitetni, Alban Hoxha.

 

Por edhe pse me një pjesë  të parë ku Tirana iu afrua disa herë portës, në të dytën tranjeri Gega u përpoq të rikthente të kuqtë në lojë dhe pse ndihej mungesa e Lorenc Trashit.

 

Por ashtu si në pjesën e parë edhe e dyta u karakterizua nga loja e fortë dhe ndërhyrjet e ashpëra të cilat në një farë mënyre u toleruan nga gjyatari Enea Jorgji duke mos penalizuar asnjë ekip.

 

Por krahas lojës fizike, në minutën e 80’ Partizani i afrohet golit por gjuajtja e Telushit u ndal vetëm nga shtylla duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim pa gola.

 

Me këtë barazim Partizani vijon të mbajë kryesimin e Superligës me 50 pikë ndërsa Tirana ka shkuar në kuotën e 29 pikëve në vendin e shtatë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *