Subscribe

Revista gjermane “Der Spiegel’ i ka kushtuar një shkrim samitit të NATO-s ku morën pjesë të gjithë liderët e vendeve anëtare, mes tyre edhe Kryeministri shqiptar Edi Rama.

 

Në artikullin e Der Spiegel, flitet edhe për Shqipërinë dhe bisedën që Kryeministri Edi Rama, zhvilloi me Presidentin amerikan Donald Trump gjatë samitit.

 

Shqipëria – nënvizon Shpigel – ishte i vetmi vend që u përgëzua nga Trump, ndërkohë që vetë Rama, zhvilloi një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

 

“Ishte mesditë dhe ishte koha për vendet më të vogla të NATO-s të merrnin fjalën e tyre. Ata ishin duke biseduar me Merkelin. Gjatë një pushimi, kryeministri shqiptar Edi Rama shkoi pranë kancelares gjermane. Vendi i tij ishte i vetmi që u veçua për t’u lavdëruar nga Trump, por ai nuk donte të krijonte përshtypjen se Shqipëria në njëfarë mënyre ishte bërë nxënësja shembullore e Trump”

 

Kryeministri shqiptar Edi Rama në samitin e NATO-s  u takua me Presidentin Trump, sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, kancelaren Merkel dhe të tjerë kryeministra e presidentë shtetesh që ishin të pranishëm.

 

Të gjitha vendet ranë parimisht dakord për të shtuar shpenzimet për mbrojtjen, por megjithatë debati për ketë çështje vijon.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *