Deputeti shqiptar në kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi  kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd e cila shpalli të pafajshëm Ministrin e puneve te brendshme Aleksandër Vulin,  i akuzuar për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, raporton Vizion Plus.

 

Sipas kamberit vendimi për të legalizuar termin ofendues  “shiptari”  është i  rrezikshëm për minoritetet në Serbi por edhe për gjithe Ballkanin Perëndimor.

 

SHAIP KAMBERI

PËRFAQËSUES I SHQIPTARËVE NË KUVENDIN E SERBISË

 

“Vendimi i Gjykatës së Lartë në Beograd krijon standard legjitimues për gjuhë të urrejtjes ndaj minoriteteve jo vetëm në Serbi, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Si do të reagonte shoqëria serbe sikur homologu kosovar i Aleksander Vulinit do të zgjohej një ditë nga gjumi dhe do të vendoste se prej sot serbët quhen me termin pezhorativ “shkije” dhe këtë ta legalizonte gjykata në Prishtine”

 

Në mjaft raste, edhe në paraqitjet e tij publike ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin nuk i ka kurs6yer fyerjet  ndaj shqiptarëve të Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *