Subscribe

Kryetari Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka bërë me dije se asgjë nuk e ndalon dot forcën politike që të garëojë në zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Pas akuzave të bëra nga Partia Demorkatike se kadnidatët e Bindjes janë të paligjshëm se nuk mbështeten nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit, Patozi ka reaguar në Facebook duke theksuar se forca e tij politike I ka plotësuar të gjitha kriteret ligjore dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje.

 

Kreu I Bindjes ka sqaruar se forca e tij nuk mbështetet vetëm nga deputeti Andi Përmeti por dhe nga deputeti Lefter Koka.

 

 

“E vetmja gjë që e mban në këmbë për të mos ikur me vrap, si tek protesta e fundit, partinë e vetëdjegur të Lulzim Bashës është urrejtja dhe meraku që ka për BINDJEN DEMOKRATIKE. Në fakt, ne ua kuptojmë hallin, por nuk i ndihmojmë dot. E vetmja punë që ata bëjnë qysh nga data e krijimit të forcës sonë politike është që të na ndjekin dhe përgjojnë, për çdo fjalë që themi dhe çdo veprim që bëjmë, por ne nuk shqetësohemi fare nga kjo. Përkundrazi, e konsiderojmë si reklamë falas për një parti të re. Sot paskan shpikur që kandidatët tanë qenkan të paligjshëm, sepse nuk u mbështeskan nga një mandat deputeti në të paktën 6 muajt e fundit.Sqarojmë publikun se BINDJA DEMOKRATIKE mbështetet jo nga një, por nga firmat e dy deputetëve për të garuar dhe kandiduar në gjithë Shqiërinë. Ata janë zotërinjtë Lefter Koka dhe Andi Përmeti, dhe për këtë ekziston e gjithë praktika e depozituar në KQZ. Më poshtë, fotokopja e shkresës së protokolluar. Por përgjuesit tanë të palodhur bëjnë sikur nuk e kanë parë këtë dhe flasin për paligjshmëri. Dhe që ta mbledhin mendjen një herë e mirë e mos të lodhen kot, duke u përpjekur çdo ditë të na kapin në gabim, po u themi sot se BINDJA DEMOKRATIKE i ka kapur të gjitha afatet dhe detyrimet ligjore për të konkurruar në 26 bashki me kandidatë për kryetar dhe në rreth 55 të tilla për lista këshilli. Madje në shumë raste ne kemi pasur edhe firmat e qytetarëve të disa bashkive, përvec atyre të deputetëve, të cilat ishin kriter i mjaftueshëm, sipas ligjit. Si përfundim, i ftojmë që të qetësohen ata që kanë zgjedhur të na ndjekin ne, e të mos hyjnë vetë në zgjedhje. Ata nuk do të na pengojnë dot kurrë që ne të marrim pjesë dhe të garojmë në procesin e pandalshëm të 30 qershorit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *