Subscribe

Deputeti i vetëm i partisë Bindja Demokratike, Andi Permeti ben apel per shmangien e konfliktit civil ne 30 qershor.

Pas deklaratave te PD se nuk do te lejoje te mbahen zgjedhjet lokale e kundërdeklaratave te mazhorances per dënimin me burg te kujtdo qe cenon zgjedhjet, deputeti Përmeti thekson nevojën e gjetjes se kompromisit.

 

“Duhet te japim alarmin per te shmangur luftën civile, te gjithe kemi vendosur te jetojmë ne kete vend, te mbajmë familjet tona, është me e rëndësishme se çdo post çdo interes financiar, çdo mbajtje pozicioni ose pretendimi shmangia e nje konflikti civil.”

 

Andi Përmeti ishte pjese e listës se kandidateve te Partisë Demokratike ne Korçe dhe te enjten e kaluar ai beri betimin ne kuvend, duke dale kundër vendimit te opozitës.

 

“Unë kam vendosur te hy ne parlament sepse e kam konsideruar gabim te madh djegien e mandateve.”

 

Nje dite me pare partia Bindja Demokratike koordinator i se cilës është Astrit Patozi u regjistrua ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve per te garuar ne betejën e 30 qershorit per 61 bashkitë e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *