Subscribe

Pa kaluar as 6 muaj nga ngritja e Operacionit të Forcës së Ligjit, Ministria e Brendshme kërkon që të ngrejë një tjetër strukturë kundër krimit të organizuar. Komiteti Anti-Krim, është struktura e re e cila po shqyrtohet aktualisht nga komisionet e Kuvendit.

Sipas nismës që ndryshon ligjin për Policinë e Shtetit, Komiteti anti-krim kryesohet nga ministri i Brendshëm, ndërsa ka në përbërje ministrin e Drejtësisë, ministrin e Financave, Prokurorin e Përgjithshëm, drejtuesin e SPAK-ut, drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit si dhe atë të Policisë së Shtetit. Për deputetët e opozitës, kjo është antikushtetuese, pasi Prokurori i Përgjithshëm dhe SPAK nuk duhet të kenë ndikim politik.

Pritet me këtë projektligj të ndryshojë edhe neni 131 të ligjit në fuqi për policinë, duke i dhënë kompetencë policisë përgjime pa miratimin e Prokurorisë. Për Murrizin kjo është kthim pas në kohën e diktaturës.

Edhe anëtari tjetër i Komisionit të Sigurisë, Lefter Maliqi shprehet se këto janë tentativa për të kapur sistemin e drejtësisë.

Por deputeti socialist Xhemal Qefalia sqaron se ky Komitet ka trajtë këshilluese dhe jo urdhëruese, duke hedhur poshtë aludimet e kolegëve të tij.

Por absurde sipas Qefalisë janë përgjimet nga policia pa kërkesë të Prokurorisë. Ligjvënësi socialist kundërshton ashpër ministrin Lleshaj në këtë pikë të ligjit.

Kujtojmë se Partia Socialiste në kohën kur ishte në opozitë ngriti dy Komisione Hetimore, një kundër ish-ministrit të Mbrojtjes Imami dhe një kundër SHISH sepse aludoi që po kryenin përgjime pa patur miratimin e Prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *