Dy deputete të partisë drejtësi integrim dhe unitet, i janë bashkuar partisë socialiste.

 

Reme Lala, e zgjedhur në Dibër dhe Eleni Xhina e zgjedhur në Elbasan, ka deklaruar se do të jenë pjesë e grupit parlamentar socialist.

 

Lala shfrytëzoi ceremoninë për nisjen e punimeve për ndërtimin e rrugës së arbrit, për të bërë publik vendimin e saj. Gjatë fjalimit ligjvënësja nuk kurseu elozhet ndaj qeverisjes së PS-së dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Edhe më parë qëndrimet e dy deputeteve kanë qenë në mbështetjet të vendimeve të partisë socialiste. Me kalimin e dy deputeteve në PS, grupin parlamentar i mazhorancës arrin në 76.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *