Presidenti serb Aleksandër Vucic priti në një takim në kuadër të bisedimeve për formimin e qeverisë së re, edhe për grupin e deputeteve shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Lista e përbashkët e forcave politike shqiptare në “Luginë” mori si kurrë më parë tre deputete në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Kryesuesi i kësaj liste Shaip Kamberi shkroi një status të shkurtër në facebook në lidhje me këtë takim, ku citon se biseda u fokusua tek nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptarë, të cilat me dekada po injorohen.

Kamberi shton se qëndrimi i tre deputeteve shqiptarë ndaj qeverisë së re serbe do të varet nga programi dhe mënyra sesi ekzekutivi i ri në Serbi do të sillet rreth kërkesave legjitime të shqiptarëve të “Luginës”.

Me Presidentin e R. Serbisë, A Vuçiç, në cilësine e deputetëve të listës shqiptare biseduam për nevojat e domosdoshme të popullsisë shqiptarë, të cilat me dekada po injorohën.Çfarëdo vendimi jonë rreth qëndrimit ndaj qeverisë së re do të varet nga qendrimi dhe programi që kjo qeveri do të ketë ndaj shqiptarëve dhe kërkesave tona legjitime.

,Tre deputetet shqiptare ne parlamtin serb do te jene Shaip Kamberi, Argjend Bajrami dhe Nadije Beqiri.

Duhet theksuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë kërkuar që të përfshihen drejteperdrejte në bisedimet që sapo kanë nisur mes Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *