Subscribe

Me ndërtimin e depos së re të barnave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kryeministri Edi Rama bën premtimin se pacientëve nuk do t’u mungojë më asnjë ilaç, madje qytetarët nuk do të jenë më të detyruar t’i blejnë ato në farmacitë përreth spitaleve.

Investimi prej 1.7 milionë eurosh, sipas ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është i pari i standardeve evropiane.

Në një sipërfaqe depozitimi prej 3 mijë metra katrorë, depoja e ndarë në dhoma sipas kërkesave për kushtet e ruajtjes së secilës familje të barnave i jep zgjidhje një problemi të hershëm të QSUT-së, të magazinimit të sigurt të barnave.

Referuar pandemisë, Ogerta Manastirliu njoftoi mbylljen e Covid 2 javën e ardhshme. “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet shërbimeve të tij mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *