Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ndërkombëtar për lirinë fetare për vitin 2017. Situata për Shqipërinë nuk paraqet ndryshime të mëdha në krahasim me vitet e kaluara por vlen për të sjellë në vëmendje tolerancën fetare.

 

Raporti nënvizon se Kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Mes çështjeve problematike theksi bie tek qindra kërkesa për kthimin e pronave të konfiskuara gjatë periudhës së komunizmit të cilat janë në pritje të ndryshimit të ligjit të pronës përpara se ato të zgjidhen.

 

Raporti flet edhe për angazhimin e Ambasadës Amerikane për të nxitur zyrtarët qeveritarë që të zgjidhin çështjen e pronave të grupeve fetare, arsimimin e të rinjve me theks në diversitetin fetar, forcimin e grave në bashkësitë fetare, parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet e shkëmbimeve me fokus tolerancën fetare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *