Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka njoftuar zyrtarisht se vetingu i gjyqtareve dhe prokuroreve ka nisur me përzgjedhjen e gjyqtareve dhe prokuroreve qe do te skanohen me prioritet.

 

Me fillimin e këtij procesi, Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit ka publikuar edhe formularin e denoncimit nga publiku, qe mund te behet me emër ose ne mënyre anonime.

 

Sipas ligjit te vetingut, qytetaret kane te drejte te raportojnë fakte qe kane lidhje me 3 komponentët per te cilat do te vlerësohen gjyqtaret: pasuria, lidhjet me krimin dhe përgatitja profesionale. Këto te dhena do te vlerësohen nga Komisioni i Vetingut,  nëse duhen hetuar me tej apo jo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *