Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në drejtim të nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbi Mazniku për faturat në Barcelonë.

 

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa deklaroi se Mazniku ka bërë pushime luksi me paratë e Fusha Shpk.

 

Por pas këtij denoncimi ka reaguar Prokuroria e Përgjithshme, e cila I ka bërë kërkesë Prokurorisë së Tiranës për të verifikuar rastin.

 

“Duke marrë shkas nga publikimet e fundit në media, ju dërgojmë për vlerësim ligjor, të dhëna të printuara nga mediat online, ku përfshihen dyshime në lidhje me përfitimin në mënyrë të parregullt të dhuratave prej funksionarit të administratës publike Arbi Mazniku” thuhet në letrën e dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *