Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi ka publikuar disa pamje nga Librazhdi, ku shikohen disa njerëz duke mbajtur radhë në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike, pa distancë dhe pa maska.

Në një postim në “Facebook”, Boçi shkruan se njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr “lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës” në temperaturë 40 gradë.

Po ashtu, ai ka akuzuar edhe Ogerta Manastirliun dhe Besa Shahinin që i mbushin mendjen njerëzve me spote, edhe pse investojnë zero lekë për arsimin dhe sigurinë ndaj Covid-19.

“Mbani distancën 1.5 m orienton Manastirliu nxënësit, sikur ky të ishtë çelësi magjik në shkollat tona pa standarte shëndetësore minimale e të degraduara fizikisht. Maska është trendi, kërcen nga ana tjetër Shahini. Meqenëse investojnë zero lekë për arsimin dhe sigurinë ndaj covid-19, i mbushin mendjen njerëzve me spote. Por shihni çfarë ndodh me prindërit e nxënësve realisht, në një qendër të tërheqjes së ndihmës ekonomike dhe që ministreshat nuk e shohin. Denoncimi vjen nga Komunë Qendër në Librazhd. Në një temperaturë 40 gradë dhe të ngjeshur pa asnjë distancë dhe shumica pa maska, njerëzit detyrohen të torturohen duke rrezikuar çdo gjë, për të tërhequr lëmoshën 3 mijë lekëshe të Ramës. Me siguri nuk kanë parë spotet e “gocave” të Ramës!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *