E premte, 16 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Dënohet 1 vit burg Edison Memolla, kryebashkiaku i Rrogozhinës akuzohet për korrupsion zgjedhor

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla u shpall fajtor nga Gjykata Antikorrupsion e cila e dënoi për akuzën e korrupsion zgjedhor me një vit heqje lirie. Memolla tha për mediat se vendimin e shkallës së parë ai do ta ankimojë në apel.

“Do flas kur të zbardhet vendimi. Do ta apeloj.”, ka thënë Memolla.

Reklamë

SPAK e bazoi akuzën ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës në një audiopërgjim që u bë publik dy ditë përpara zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, 2022 ku Memolla ishte kandidati i socialistëve. Sipas përgjimit ai u zotua se do ta paguante vetë faturën e energjisë për të shmangur çdo penalitet të mundshëm.

Në regjistrim dëgjohet kandidati që në këmbim të votave për zgjedhjet lokale i kërkonte një punonjësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të mos i ndërpriste linjën e furnizimit një debitori.

Reklamë

Për këtë arsye, po këtë të premte, i dënuar me një vit burg, përfundoi edhe elektricisti që do të bënte lidhjen elektrike, Blerim Xhamani.

Të pandehurit e tjerë në proces, Ndriçim Tafxhafa dhe Isuf Tosku, i premtuan një qytetareje shlyerjen e detyrimeve ndaj OSHEE. Për këtë arsye ata u dënuan për falsifikim të dhënash në procesverbalin e ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndaj tyre gjykata vendosi shërbim prove 1 vit e 4 muaj.

Më shumë video

Reklamë