Gjykata franceze shpalli fajtor ish-presidentin Nicolas Sarkozy për dy raste korrupsioni. Në total, ai është dënuar me tre vite nga të cilat 1 vit në burg dhe 2 pezullim nga ushtrimi i detyrës në postet publike.
Sipas prokurorisë, 66-vjeçari akuzohet për financim të paligjshëm të fushatës së tij elektorale në vitin 2012, ku sipas tyre ka tejkaluar kufirin e shpenzimeve prej 22,5 milionë eurosh.
Sarkozy do të përballet me një gjyq tjetër këtë muaj, së bashku me 13 persona të tjerë, nën akuzat e financimit të paligjshëm të fushatës së tij presidenciale në 2012.
Kjo është hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president del në gjyq për korrupsion. Paraardhësi i Sarkozy, Jacques Chirac, u shpall fajtor në 2011 për keqpërdorim të parave publike dhe iu dha një dënim me burg për dy vjet për veprime gjatë kohës së tij si kryebashkiak i Parisit.