Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski është dënuar me 7 vite burg në mungesë nga Gjykata Penale e Shkupit, për rastin “Parcelat në Vodno”.

 

Ai u dënua për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe vepra të tjera penale të lidhura me kohën e tij si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut nga viti 2006 deri në vitin 2016. Gruevski akuzohet se ka përvetësuar 1.3 milionë euro nga partia që ai drejtonte për të blerë tokë për të bërë ndërtime.

 

Gruevski u arratis në Hungari në nëntor të vitit 2018 për të shmangur vuajtjen e dënimit me dy vjet burg në një gjyq të dytë dhe menjëherë iu dha azil politik në Budapest.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *