Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 5 vite heqje lirie ish-drejtorin e përgjithshëm te burgjeve Artur Zoto. Trupa gjykues e shpalli fajtor për aferat korruptive dhe abuzimin me tenderët për ushqimin në burgje.

 

Ish-drejtori akuzohej se së bashku me Iljaz Labin, ish-nëndrejtorin e burgjeve i cili u bë i penduari i drejtësisë, favorizoi një grup biznesmenësh të cilët hynin në tendera fiktivë dhe i fitonin ato. Për të ndërtuar akuzën ndaj tyre, Prokuroria e Krimeve të Rënda u bazua edhe tek një sërë telefonatash të përgjuara.

 

Sipas akuzës, ne një rast zëvendës drejtori i ka çuar Zotos 20 mijë euro në zyrë për një nga tenderat fiktivë.

 

Ndërkohë, një muaj më parë gjykata e apelit për krimet e rënda ndryshoi masën e sigurisë për ish-nëndrejtorin e burgjeve Iljaz Labi, nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *