Dënohet me katër vite burg ish kryetari i bashkisë së Lezhës.

 

Fran Frrokaj u gjet fajtor për akuzën “tjetërsim pronash” në Shëngjin, konkretisht tek Rana e Hedhun.

 

Ish- kryebashkiaku i Lezhës u arrestua në mars të vitit 2018 pas zbulimit te nje skeme abuzimi me pronat ne bregdetin e Shengjinit, ndërsa më pas gjykata vendosi që ai të hetohet në gjendje të lirë.

 

Dhjetera persona, sidomos zyrtare vendore te Hipotekes dhe Bashkise u hetuan gjate ketyre dy viteve.

Te njejten mase denimi, 4 vite burg gjyqtari Ilir Perdeda ka dhene edhe ndaj ish kryetarit te Qarkut Lezhe, Gjoke Ndoka ( xhaxhai i Arben Ndokes).

 

Nderkohe eshte denuar me 2 vite burg, ish kreu i Hipotekes Artan Djala.

 

Edhe ish nën kryetari i Bashkisë, Enver Hafizi u denua me 1 vit burg.

 

Renato Malotaj, futbollisti i njohur qe ka luajtur me disa skuadra ne Superiore, u shpall i pafajshem.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *