Një ish-kongresmen amerikan është dënuar me 21 muaj burg, pasi ka shkëmbyer mesazhe me përmbajtje erotike me një minorene. Ish-kongresmeni i Nju Jorkut, Antoni Uiner, pranoi para gjykatës se i ka dërguar foto intime një minoreneje.

 

Mediat amerikane shkruajnë se i dënuari qau në sallën e gjyqit pas dhënies se vendimit. 53-vjeçari dha dorëheqjen nga Kongresi në vitin 2011 për një skandal seksual. Ndërsa karriera e tij përfundoi gjatë kandidimit për bashkinë e Nju Jorkut.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *