Drejtori ekzekutiv i Deloitte për Shqipërinë dhe Kosovën ka bërë një denoncim të fortë lidhur me marrëdhënien shtet-biznes në vendin tonë. Maksim Caslli tha në “E-ZONE” se kjo marrëdhënie eshtë ende primitive.

 

“Sjellja që ka shteti ndaj bizensit mund të them se është primitive. Me këtë nuk dua të ofendoj askënd, por e vërteta është e tillë. Insitucionet publike nuk e kanë ende të qartë rolin që ka biznesi në ekonomi, ndaj dhe e godasin edhe kur ekonomia është në ditët më të këqija. Në çdo rast, tatim-fitimi ndaj sipërmarrjes është 15%. E thënë ndryshe, shteti është një lloj aksioneri në këto ndërmarrje, ndaj qasja e tij duhet të jetë më bashkpunuese dhe mirëkuptuese”, tha z. Caslli.

 

Aktualisht biznesi po vuan nga rënia e xhiros, si pasojë e krizës së pandemisë. Nga ana tjetër qeveria duhet të tregohet e “zgjuar” që paratë që ka në plan të injektojë, t’i orientojë tek ato sektorë që prodhojnë rritje, por jo t’i shpërndajë në “pak duar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *