Ambasada amerikane ka reaguar ashper ndaj vendimit te gjykates se krimeve te renda per denimin ndaj ish-ministrit te brendshemTahiri.

 

Nepermjet nje deklarate Ambasada e Shteteve te Bashkuara e ka cilesuar denimin shkurajues duke theksuar se te gjithe ata qe shkelin ligjin duhet te perballen me pasoja domethenese.

 

Megjithate shtetet e bashkuara vene dukje se vendimi I nje dite me pare kunder saimir tahirit tregon pavaresine ne rritje te gjyqesorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

 

 

Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

 

 

Edhe ambasadori britanik ne Tirane Duncan Norman ne nje postim ne rrjetin social twitter ka vene ne dukje deshtimin e gjykates per te dhene denimin ne raport me akuzat e renda ndaj ish ministrit Tahiri.

 

 

 “Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po bëhet më i përgjegjshëm. Por dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”.

 

 

Nga ana e tij Bashkimi Europian ka preferuar te mos beje komente per vendimin e gjykates se krimeve te renda per ish-ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

 

I pyetur nga gazetaret per kete ceshtje ambasadori Soreca ka theksuar se edhe nga eksperienca si -ish prokuror do te lexoje vendimin e arsyetuar te gjykates para se te beje komente per rastin Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *