Kryeministri boshnjak Denis Zvizdiç ka reaguar pas dënimit me burgim te përjetshëm te ish-gjeneralit serb, Ratko Mlladiç nga Gjykata e Hages. Sipas tij, dënimi nuk do te mund te ktheje mijëra civile te pafajshëm te vrare ose familjet e tyre, megjithatë, rëndësia e këtij vendimi gjyqësor është shume e madhe për te ardhmen e te gjithë rajonit.

 

Zvizdiç sugjeroi qe vendimi për Mlladiç te lexohet me kujdes nga te gjithë ata qe bëjnë thirrje per ndarje dhe konflikte te reja. Ndërsa kryeministrja serbe, Ana Brnabic, tha se vendimi për Ratko Mlladiçin nuk është nje befasi për popullin serb. Ajo shtoi se shikimi duhet kthyer nga e ardhmja qe me ne fund te ketë një shtet te qëndrueshëm.

 

Nuk ka munguar as reagimi i presidentit te Kosovës, Hashim Thaçi i cili tha se dënimi ndaj Mlladiç vendos drejtësi për viktimat e genocidit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *