Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se në tremujorin e e dytë të 2019 papunësia në vend vazhdoi në rënie duke kapur nivelin historik prej 11.5%.

 

Në një postim në “Facebook”, Denaj duke iu referuar raportit të INSTAT, shprehet se dhe shkalla e papunëissë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie.

 

Sipas Denajt, kjo gjë ka ardhur nga politikat nxitëse të punëismit të ndërmarra nga qeveria.

 

“Lajm i mire për ekonominë! Anketa tremujore e forcave të punës, publikuar sot nga INSTAT, konfirmon efektivitetin e politikave nxitëse për punësimin. Në tremujorin e dytë 2019, papunësia vazhdoi rënien duke kapur nivelin historik prej 11.5%, ndërsa numri i të punësuarve gjithsej krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2018, u rrit me 3,4 %, duke konsoliduar shkallën e punësimit në 61.4% nga më të lartat në rajon. Ndërkohë shkalla e papunësisë tek të rinjtë shfaq tendencë në rënie e cila krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, është 1,7 pikë përqindje më e ulët. #punësimreal #zhvillimekonomik”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *