Subscribe

Qeveria është e bindur se i ka mirëmenaxhuar dy krizat, siç ishte tërmeti dhe tashmë pandemia, ndaj dhe beson se 2021 do të jetë viti i rimëkëmbjes.

 

Ky fakt së bashku me rishpërndarjen e fondeve në vitin që vjen, do të bëjë që ekonomia të rritet me 5 %.

 

Por ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë diskutime për projektbuxhetin e 2021, e konsideron këtë draft, si buxhetin e rimëkëmbjes familjare, pasi biznesi përjashtohet nga taksat, fermerët do marrin naftë më çmim më të lirë, pagat në arsim dhe shëndetësi do të rriten dhe këto janë para që qeveria po injekton në familjet shqiptare.

 

Rindërtimi do të jetë një shtyllë e fortë e rimëkëmbjes. E shoqëruar edhe me nivelin e lartë të investimeve publike, pritet t’i kthehen ekonomisë viti që vjen optimizmin e munguar që nga nëntorit i 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *