Specialistët e hetimit të krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin ndaluan një 65 vjeçar të shpallur në kërkim për shkatërrim prone.

 

Shtetasi i ndaluar është me inicialet N.R., banues në Kurbin. Sipas policisë ai u ndalua pasi Gjykata e Apelit Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Vetëgjyqësia”.

 

65 vjeçari ishte shpallur në kërkim policor pasi në shtator 2019, në fshatin Shkopet në Kurbin ka dëmtuar tubacion furnizimi të ujit të pishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *