Ministri i Turizmit Bledni Klosi vizitoi të premten në Spitalin e Shkodrës turistin polak, Wojtek Markiewicz, i cili dje në mbrëmje ra në humnere në zonën e Thethit, ku dëmtoi këmbën dhe u tranportua nga banorët në fshatin pranë, Okol, Theth e më pas me autoambulancë në Spitalin e Shkodrës.

 

Gjatë vizitës ministri i ofroi turistit polak një shishe konjak dhe një hartë të alpeve shqiptare.

 

Sakaq ministri Klosi falenderoi Administratat e Zonave të Mbrojtura, të cilët kanë treguar gatishmëri të plotë në shpëtimin e turistëve, pasi ky është rasti i dytë, pas humbjes së ciftit hungarez në Karaburun.

 

he“Rritja e numrit te turisteve tregon qe dhe ne duhet te pergatitemi per t’ju pergjigjur kerkesave te tyre, te rrisim parametrat tona. Rritja e numrit te turisteve kerkon pasjisje me harta, harta te shtigjeve, sinjalistike te tyre dhe nje menyre me te organizuar te levizjes, transportit te turisteve. Duhet te kemi guida te pergatitura dhe profesionale, udherfyes turistik sa me te trajnuar. Nderkohe ky rast tregon se zonat turistike duhet te kene infrastrukture, sikunder eshte rruga e Velipojes, ruga e Thethit, e cila do te shtrohet se shpejti.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *