Dëmtimi I një prej monumenteve në Parkun Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, ka sjell reagimin e ashpër të  Presidentit Meta.

Dënoj me forcë aktin barbar, taleban dhe anti-kombëtar të shkatërrimit të një prej monumenteve të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Apolonisë, pjesë jashtëzakonisht e rëndësishme e fondit të vyer të trashëgimisë kulturore kombëtare.

Kreu I shtetit shton se është tronditur nga kjo ngjarje dhe bën apel që përgjegjësit të zbulohen dhe të marrin dënim shembullor.

Thellësisht i tronditur nga kjo ngjarje tepër e rëndë, apeloj me forcë nisjen e një hetimi të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësive ligjore të autorëve dhe frymëzuesve të tyre, të cilët duhet të marrin një dënim shembullor.Çdo sulm ndaj trashëgimisë dhe vlerave tona kombëtare, sikundër ndodhi edhe me shembjen e Teatrit Kombëtar, është sulm i drejtpërdrejt ndaj identitetit tonë kombëtar.

Paralelisht me zbardhjen e kësaj ngjarje, Meta bën thirrje që të mos zvarritet më projekti I restaurimit të monumenteve të kulturës në mbarë vendin.

Bëj thirrje për nisjen pa zvarritje të projektit të restaurimit dhe forcimin e masave për mbrojtjen e monumenteve të kulturës në të gjithë vendin, që rastet e fundit dëshmojnë se po rrezikohen nga akte barbare që as pushtuesit nuk kanë guxuar t’i bëjnë.Barbaria dhe talebanizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *