Pas deklaratës se kryeministrit Rama, reagoi Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, i cili theksoi se policët e kanë të ndaluar me ligj të jenë anëtarë të ndonjë partie.

 

“Kam martë të gjitha masat. Ligji për policinë e shtetit përcakton kufizimet të policisë së shtetit të cilit i ndalohet të jetë anëtar i ndonjë partie apo të mbështesë organizatën e një paritë duke marre pjesë fizikisht apo financiarisht.”

 

Demiraj në një deklaratë për mediat, paralajmëroi 1 deri në 5 vite burg për policët që përfshihen në fushatë.

 

“Dua t’iu rikujtoj se kodi penal i ndryshuar më 22 maj 2017 parasheh se shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetje të një partie, për të influencuar në mosushtrimin e funksionit me paanësi, me kryerjen e çdo veprimi apo urdhri apo propagande që favorizon një parti politike përbën vepër penale dhe dënohet nga 1-5 vjet. Policia e Shtetit nën monitorim dhe i ftoj të respektojnë çdo germë të ligjit përndryshe masat do jenë proporcionale me shkeljet e kryera.”- deklaroi Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj.

 

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje punonjësve të policisë nga Kuçova, që pas orarit të punës të angazhohen në fushatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *