Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në raportin për Policinë e Shtetit për procesit zgjedhor, tha se tre shefat e komisariateve në Pukë, Gramsh dhe Dibër, për të cilët Ministri Demiraj pati kërkuar pezullimin nga detyra, kanë kryer me profesionalizëm detyrën.

 

Kanë filluar 5 hetime disiplinore nga të cilat, tre hetime disiplinore pas letrës së Ministrit të Punëve të Brendshme drejtuar drejtorit të përgjithshëm për policisë së shtetit për tre shefa komisariatesh në Pukë, Gramsh dhe Dibër.

Pas verifikimeve të bëra nga Drejtoria  e Standarteve Profesionale rezultoi se tre shefat e komisariateve kanë kryer detyrën konform ligjit si dhe nuk janë konstatuar në asnjë rast në shkelje të rregullores dhe ligjit për policinë e shtetit.

Të gjitha veprimet proceduriale për ngjarjet e ndodhura janë kryer në përputhje të plotë me kodin e procedurës penale në bashkëpunim me prokuroritë e rretheve gjyqësore”, u shpreh Çako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *