Një numër i madh personash janë marrë në pyetje në lidhje me ekzekutimin e Demir Backës diten e shtunë në mbrëmje në Fier.

Mësohet se mbi 20 persona të shoqëruar këto 48 orë nga policia e Fierit mbi vrasjen që tronditi këtë qytet.

Policia dhe hetuesit kanë grumbulluar dëshmi të shumta të personave të shoqëruar, por vecanërisht të familjareve për të kuptuar nëse ka pasur problem kohët e fundit apo jo.

Ndërkohe dy nga personat e kërkuar për tu marrë në pyetje nuk janë gjetur në banesa e për pasojë janë shpallur në kërkim si individe të vlefshëm për tu marrë në pyetje.

Pistat që po hetohen janë ato të hakmarrjes dhe problemeve që lidhen me një konflikt të gati 1 viti më parë.

Demir Backa 57 vjec, është kusheri i Medi Backës, ish pjestar I bandës së Fierit që u vra në luftë me bandën e romëve në 1997 në Levan.

Mirëpo vec kësaj historie të vjeter, dyshohet se një vit më parë viktima ka pasur një konflikt me një personazh tjetër të njohur, pas shqetësimeve që I kishte shfaqur mbesa e tij se djali I këtij personazhi e ngacmonte.

Autoretet, dyshohet se janë vrasës me pagese që kanë ardhur nga Vlora dhe janë larguar sërish drejt Vlorës.

Demir Backa ishte pronar I bar “Piazza” në Fier , një hoteli në Sarandë dhe disa bizneseve të tjera.

Ai u qëllua me breshëri kallashnikovi në afërsi të një qëndre tregtare teksa ndodhej në makinën e tij tip Audi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *