Subscribe

Kanë mjaftuar pak minuta breshër për të sjellë dëme të konsiderueshme në ullishte dhe vreshtari në fshatrat Panahor dhe Aranitas të Mallakastrës. Siç shihet një pjesë e mirë e prodhimit të rrushit ka përfunduar në tokë.

 

“Siç e shihni dhe vetë tregon vetë fakti. Kam rreth 3 dylym vreshtë dhe 70% e rrushit ka mbaruar. Tjetra që ka ngelur do kalbet. 1 orë breshër e bëri atë që deshi. Viti i parë që ka rënë kaq shumë breshër.

 

I gjithe prodhimi në tokë. Ja gjithë puna jonë.  Edhe ulliri është dëmtuar komplete. Ne ky shtet na ka vënë litarin në grykë për cdo gjë. 1 kuintal squfur 60 mijë lekë”.

 

Ndërkohë që dëmi ekonomik shkon në miliona lekë, fermerët kërkojnë mbështetje nga shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *