Subscribe

Presidenti Ilir Meta ka komentuar këtë të mërkurë vendimin e kryeministrit Rama për delegimin e kompetencave të tij si ministër i Jashtëm tek zv/ministri Gent Cakaj.

 

Nga Kamza, ku mori pjesë në një aktivitet, Meta tha para gazetarëve se ky është një veprim që i takon çështjes së organizimit të brendshëm të PS dhe nuk i takon presidentit.

 

Meta deklaroi se ai do të vijojë të respektojë Kushtetutën dhe se i ka të qarta kompetencat e tij se kujt ia delegon autoritetin kushtetues për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.

 

“Presidenti nuk ndërhyn dhe nuk komenton për aktet e organizimit të brendshëm të ekzekutivit apo të ministrive. Unë si President i Republikës respektoj Kushtetutën dhe i kam shumë të qarta kompetencat e mia se cilit institucion mund t’i delegoj autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshjet ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *