Subscribe

17  komuna kanë zgjedhur kryetarin e ri nga zgjedhjet lokale te 17 tetorit ndërsa në 21 të tjera qytetarët do i drejtohen edhe njeherë kutive të votimit për raundin e dytë, që do të zhvillohen më 14 nëntor.

 

Sipas rezultateve përfundimtare të shpallur nga komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë partia fituese e këtij raundi është “Lista Serbe” e cila arriti të sigurojë nëntë komuna. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj e në Han të Elezit.

 

Ndërkohë Lidhja Demokratike edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguruan nga dy komuna secila.

 

Levizja Vetevendosje nuk arriti të fitojë asnjë komunë.Sipas KQZ-së procesi ka qënë i rregullt ku ka pasur vetëm gabime të vogla teknike.

 

Ndërkohë Prishtina shkuar në balotazh, pasi asnjëri prej kandidatëve nuk ka arritur t’i sigurojë votat e mjaftueshme.

 

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahen më 14 nëntor, në kryeqytet do të përballen Arben Vitia i LVV-së dhe Përparim Rama i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *