Subscribe

Lefter Zhidru, 71-vjeçari që terrorizoi këtë të enjte Elbasanin duke qëlluar me armë nga dritarja e banesës, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Kanë qenë gruaja e tij dha vajza ato që e denoncuan, pas konfliktit që patën me të.

 

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga policia për t’u dorëzuar, ai ende vijon rezistencën.

 

I fshehur në një banesë, i moshuari nuk i ka kursyer plumbat drejt uniformave blu, duke lënë të plagosur edhe dy kalimtarë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Aktualisht, 71-vjeçari ndodhet vetëm në banesë, pasi fatmirësisht gruaja dhe vajza e tij arritën të dilnin nga aty.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj, dhe ai i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, Arben Dashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *