Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi këtë të enjte t’i kalojë mandatin e deputetit të Tom Doshit Jetmira Rraboshtës.

 

Ajo është një 50-vjeçare nga Shkodra dhe anëtare e PSD-së.

 

KQZ në një njoftim sqarues bëri të ditur se mandati i takon zgjedhjeve të 2017-s dhe Jetmira Rraboshta do ta mbajë këtë mandat deri në shtator të këtij viti, kur edhe do të konstituohet Parlamenti i ri.

 

Vendimi që Rraboshta të marrë mandatin erdhi pasi Tom Doshi dha dorëheqjen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *