Subscribe

Nga ekspertiza paraprake dhe kërkesa për masë sigurie që është depozituar në gjykatë, Klodian Rasha nuk ka marrë asnjë plumb në kokë.

 

Mësohet se arma e policit ka bërë dy qitje. Një plumb e ka kapur Rashën në pjesën e pasme të shpatullës, ndërsa plumbi tjetër nuk e ka prekur.

 

Nga kqyrja e kufomës dhe sipas relacionit për masë sigurie që ka bërë prokuroria ndaj policit, Rasha nuk u qëllua me plumb në kokë.

 

Prokuroria është në pritje të ekspertizës për gjurmët datiloskopike tek arma nëse ajo ka qenë apo jo në dorën e Rashës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *