Subscribe

Dy kryebashkiake te tjerë rrezikojnë te largohen nga detyra. Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla konfirmoi nga Gjirokastra kërkesën për ndërprerjen e mandatit për kreun e Bashkisë se Tepelenës, Termet Peci dhe kolegun e tij te Poliçanit, Adriatik Zotkaj.

 

Në bazë të dokumenteve të dërguara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kryetari i bashkisë së Tepelenës Tërmet Peçi është dënuar me vendim të formës së prere nga Gjykata e Tepelenës për falsifikim dokumentash.

 

Për këtë rast ai është dënuar me 150 mijë lekë gjobë dhe dënimin nuk e ka pasqyruar kur është pyetur për ligjin e dekriminalizimit.

 

Adriatik Zotkaj, sipas prokurorisë, ka dorëzuar tre formularë vetedeklarimi, dy prej të cilëve jashtë afateve ligjore, por që në kundërshtim me ligjin janë administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Në to Zotkaj ka deklaruar një vendim penal të formës së prerë të Gjykatës së Korçës, për “Shkelje së rregullave të qarkullimit rrugor” ku është dënuar me 3 vjet burg, një vendim të Gjykatës Skraparit për “Kundërshtimin e punonjësve të policisë”, dënuar me 10 muaj burg, dhe një vendim të Gjykatës së Tiranës për fshehje pasurie dënuar me 1 vit burgim.

 

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme Zotkaj në formularin e parë që është dorëzuar brenda afatit ligjor nuk ka deklaruar vendimin e Gjykatës së Skraparit per kundërshtimin e punonjësve të policisë.

 

Ndërkohe Llalla lajmëroi dhe verifikimin e gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje.

 

Dekriminalizimi aktualisht ka larguar nga posti kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, i cili e humbi betejën edhe ne Gjykatën Kushtetuese.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *