Në një kohë kur kryeministri Edi Rama thumbon vazhdimisht presidentin Ilir Meta për dekoratat e tepruara të tij, ironizoi edhe baritoni i Teatrit të Operas dhe Baletit, Ylber Gjini. Artisti, gjatë një interviste për “Vizionin e Pasdites”, tha se disa emra i marrin titujt duke pirë raki me presidentin.

 

“Mund ta marrësh me një këngë me një titull ose vete pi raki me presidentin në Skrapar dhe merr një titull. Të jep një titull në raki e sipër ai. Por nuk të vlen ai titull se ke sipër teje nja dhjetë këngëtarë vipa kalibri.”

 

Disa ditë më parë, Edi Rama tha se Ilir Meta është i vetmi president që jep dekorata pas vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *