Victoria Beckham është një stiliste tepër e vlerësuar dhe e di si t’i bëjë gjërat e pëlqyera. Por, drejtori i dizajnit të “Land Rover”, Gerry McGovern kritikoi Victorian se e ka ekzagjeruar rolin e saj në projektimin e modelit të ri të kompanisë, për modelin “VB Evoque”.

 

 

Duke folur në promovim, Victoria tha: “Kam projektuar makinën që dua të ngas, që mendoj se David dëshiron të drejtojë”. Por Gerry e kundërshtoi: “Nuk e ka projektuar ajo. Për të qenë një dizajnues makinash duhen vite pune”.

 

 

Sipas McGovern, gjatë prezantimit të makinës në Kinë, Victoria u shpreh: “Kur projektova këtë makinë”, ndërsa Gerry e ndërpreu duke thënë se nuk ishte e drejtë ajo që afirmoi, për të marrë përgjigjen: “S’po e kuptoja ç’po thosha”.

 

 

Sipas “Mirror”, Victoria nuk e pranon që të jetë hequr si dizajnuesja e makinës, sepse sipas saj do të ishte fyerje për inxhinierët automobilistikë.

 

 

Për McGovern, ajo ka skicuar një pjesë të brendshme të makinës dhe se pas kësaj eksperience nuk ka ndër mend të punojë më me të. Ndërsa për kompaninë, projekti është realizuar nga të dyja palët, një sukses i madh kreativ në të gjithë botën dhe se Beckham mbetet një pjesë e rëndësishme e familjes “Land Rover”.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *